Einxhel Shkira realizoi së fundmi një ‘Live’ për ndjekësit e saj, ku i dha mundësinë t’i drejtonin pyetje nga më të ndryshmet duke i shuar kështu kuriozitetin e shumë prej tyre.

Një ndër pyetjet që iu bënë moderatores ishte se ‘nëse do ftohej në emisionin e binjakëve ‘Veshaj’ a do të shkonte’. Einxhel fillimisht tha se këtë pyetje ia kanë bërë shumë shpesh.

Ish-banorja e “BBVIP” tregoi se nuk ka pasur asnjë kontakt me djemtë dhe shtoi se nuk hyn tek lista e personave që mund t’i shkojnë në emision por Einxhel theksoi se nëse do të merrte pjesë do të shkonte për këtë arsye:
“Mora vesh madje që një puntatë më përpara ishte bërë një shaka e tillë sikur ne ishim të ftuar. Nuk është që nuk kam patur tentativë që të ftohemi, jo të dy bashkë. Por nuk kemi pasur asnjë kontakt në lidhje me këtë gjë.
A do shkoja? Si një mikeshë? Jo. Si një kolege? Jo. Si një banore, ish-banore që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave? Sigurisht që prapë jo, sepse nuk na lidh asnjë lloj gjëje. Pavarësisht se po të më pyesnit, si ka qenë situata brenda, po të pyesni “ej si është marrëdhënia mes jush.” Në bazë të planeve që kishim bërë aty brenda, i bie që ne sot të ishim duke pirë kafe të katërt. Dhe ju e dini cila është katërshja.

Por, situatat rrodhën ashtu siç rrodhën. Unë nuk hyj tek lista e atyre që mund t’i shkojnë në emision, siç i kanë shkuar banorët e tjerë”- tha ajo.
“Por, nga ana profesionale si një person publik, nëse më bëhet ftesa, nëse më ofrohet ajo çka unë kërkoj për të qenë prezente në një emision, kundrejt sigurisht ju e dini çfarë nuk bëhet me lekë, bëhet me më shumë lekë.

Kundrejt benefitit pse jo. Unë në marrëdhënien time të parë të punës me të nuk jam paguar. Ndoshta kundrejt një pagese të caktuar edhe mund të isha pjesë e emisionit. Në të kundërt nuk do të hidhja poshtë gjithë këto gjërat e tjera, sepse nuk kam arsye pse të shkoj e ftuar,”– përfundoi moderatorja.

© Panoramaplus.al

