7 Korrik, 2022

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkëmbejnë përsëri mesazhe në rrjetet sociale, videoja e moderatores trazon rrjetin


Teksa prej kohësh përflitet për një ribashkim mes tyre, çdo postim në rrjetet sociale i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ndiqet me vëmendje të madhe për të kapur çdo detaj.

Aktori i humorit postoi një ‘selfie’ para disa ditësh, krahas së cilit: “Ëëëë mirë mos e vrit mendjen”. Duke qenë se postimi i tij erdhi pas ironisë së moderatorit Flori Gjini, i cili rikrijoi momentin e deklaratës së Bora Zemanit kur aktori ishte në “Big Brother VIP”, u mor si një kundërpërgjgje ndaj tij.

Por Bora Zemani trazoi ërsëri ujërat me një postim të bërë së fundmi. Moderatorja postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të një filmi të vjetër shqiptar ku thuhet: “Po për kokën time e vrava mendjen unë”

 

@borazemaniAshtu ee? ?♬ original sound – ?Perlat e jetes ?

Kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se dyshja po dërgojnë mesazhe publike drejt njëri tjetrit në rrjetet sociale. Dyshimet e ndjekësve reflektohen edhe në seksionin e komenteve në videon e Borës në TikTok.

Poatimi mund të jetë rastësi, por kjo nuk është hera e parë që dyshja dërgojnë ‘mesazhe’ në rrjetet sociale. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëri-tjetrit e vërtetojnë ribashkimin e tyre.

Bora postoi disa foto teksa shfaqet brenda makinës dhe shkruan: “Erdhi vera apo akoma?”.

Mirëpo pas kësaj erdhi dhe ‘përgjigja’ e Donaldit teksa në InstaStoryn e tij ai postoi një foto ku ndodhet në një ballkon dhe mbi të shkruan : “Ja se erdhi po parkon”.

Prej javësh vëmendja për dyshes është shtuar dhe kjo pasi çifti u kap mat në të paktën dy raste teksa gjendeshin së bashku në Itali. Duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë ribashkimin e tyre. Ata kanë zgjedhur të shijojnë në fshehtësi rikthimin në krahët e njëri- tjetrit, por nuk u kanë shpëtuar syve të njerëzve edhe jashtë Shqipërisë, ku janë fotografuar bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al