27 Gusht, 2022

Batuta e papërshtatshme me jetimët/ Reagon Dea Mishel: Ndonjëherë mendoj me zë të lartë


Blogerja e njohur Dea Mishel Hoxha ka qenë në qendër të kritikave gjatë 24 orëve të fundit dhe shkak u bë një video që ajo postoi në TikTok.

Në postimin e saj ajo ka bërë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.

Megjithatë më vonë e ka fshirë postimin për shkak të kritikave dhe qëndrimeve të ndjekësve që nuk kanë qenë aspak dakord me postimin e saj. Videoja është ruajtur dhe po shpërndahet në mediat sociale dhe njerëzit bien dakord se cilido i lejohet ta bëjë batuta dhe ‘humr të zi’ në rrjetet sociale, duke bërë edhe ndjekësit për të qeshur, por brenda një limiti.

Kritikat kanë qenë të shumta dhe nuk ka munguar as gjuha e ashpër dhe ofenduese ndaj Deas. Kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale ku përmes një statusi shkruan se “Janë njerëzit normalë që ju dalin skandale normale si tradhëti, ndarje etj, jam edhe unë…”

Më pas ajo shprehet se ‘ndonjëherë mendoj me zë të lartë’, duke thënë se kush është normal e ka kuptuar që nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeq, duke akuzuar të tjerë për transformim të asaj që kishte dashur të thoshte. Në fund ajo kërkon ndjesë për ata që mund të jenë prekur dhe përgëzon këdo që e mori videon, sepse ishte në profilin e saj vetëm 5 minuta dhe pastaj u hoq.

Blogerja ka shpërndarë edhe statusin e një miku i cili me ironi shkruan: “Njoftim! Nesër në orën 18:00 djegim Dea Mishel në turrën e drruve. Jeni të gjithë të ftuar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al