12 Mars, 2022

A është ribashkuar Donald Veshaj me Beatrix Ramosajn? Ja të kujt janë syzet që trazuan rrjetin


Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë rikthyer sëridh në vëmendje përmes disa fotove ku shfaqen me syze dielli të ngjashme. Fotot kanë trazuar rrejtin dhe kanë ngjallur dyshimet tek ndjekësit se kjo mund të jetë një shenjë ribashkimi mes ish-çiftit.

Por, aktori Donald Veshaj ka reaguar përsëri me nje tjetër Instastory ku ka postuar të njejtat syze dielli ë ngjyrë të bardhë, që publikoi disa minuta më parë. Në mbishkrimin e fotos ai ka lënë të kuptohet se syzet nuk kanë lidhje me Ramosajn, pasi ai io ka bërë tag blogeres Sarah Berisha me të cilën kishte një raport të mirë brenda BBV.

“Te kujtojnë gjë?”, shkruan ai.

Nga ana tjetër, edhe blogerja është përgjigjur gjithashtu nëpërmjet një Instastory ku shkruan: “Janë të miat dhe pres të mi kthesh urgjent. Faleminderit”.

Megjithatë, me sa duket aktori i humorit është “penduar”, pasi të gjitha storyt me syzet e bardha janë fshirë nga profili i tij në Instagram.

Por syzet e famshme janë parë dhe më herët nga fansat kur Donaldi dhe Beatrix ishin ende “Big Brother Vip”.

Bëhet fjalë për Pime-in e datës 1 janar, ku banorëve iu bënë dhuratë syze. Gjatë spekatklit akotri i humorit dhe blogerja Sarah Berisha po provonin të njejtat syze duke pyetur se kujt i shkojnë më shumë.

Kujtojmë se ishte aktori Donald Veshaj ai i cili shpërndau i pari një foto ku mban një palë syze të bardha, dhe bashkëngjitur fotos shkruan: “Këto janë syze për goca më duket.”

Disa minuta pas publikimit të fots nga aktori i humorit, Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit në Instastastory një foto me një palë syze të bardha, shumë të ngjashme me ato të Veshajt.

Megjithatë këngëtarja bashkëngjitur me foton ka shkruar: “Nuk më mungojnë kurrë asnjë një palë.”

Fotot qarkulluan me shpejtësi në rrjet, ku ndjekësit janë të ndarë në mendimet e tyre. Disa mendojnë se ky është një sinjal i këngëtares për aktorin ose edhe anasajelltas, por nga ana tjetër disa e komentojnë si rastësi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al