Kristaq Mile, trajner i ri i Shkumbinit

Mar 14, 2011 | 12:42
SHPËRNDAJE

Kristaq Mile është trajneri i ri i Shkumbinit. Beratasi e drejtoi edhe sezonin e kaluar skuadrën peqinase. Ai zëvendëson ish-trajnerin, Përparim Daiu, i vetëdorëhequr pas humbjes 5-2 me Laçin. Mile do të jetë trajneri i katërt sezonal i Shkumbinit, pas Mirel Josës, Agim Canajt dhe Përparim Daiut. Ndeshja e parë e peqinasve me Milen në pankinë është ajo kundër Tiranës në kryeqytet. Shkumbini ndodhet në vendin e tetë me 29 pikë, po aq sa Kastrioti i vendit të shtatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura