Andi Bushati e Armand Shkullaku vjedhin sërish shkrimet e Lubonjës

SHPËRNDAJE

Dy drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku nuk ndalen në vjedhjen e tyre në përpjekje për të rritur sa më shumë klikimet.

vjedhja e lapsit
Shkrimi i vjedhur sot nga portali lapsi.al

Në mënyrë të paskrupullt ata kanë vjedhur sot sërish një opinion të Fatos Lubonjës, i shkruar ekskluzivisht për Gazetën Panorama.

Për të disatën herë ky portal publikon të plota opinionet e analistit të Panorama, megjithëse në fund të çdo shkrimi të Lubonjës, është i vendosur shënimi “Opinion i shkruar për “Panorama”. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa lejen e gazetës”.

Shkrimi i botuar sot ne Gazeten Panorama dhe panorama.al
Shkrimi i botuar sot ne Gazeten Panorama dhe panorama.al

Edhe ky shënim nuk i ka penguar aspak Lubonjën e Bushatit të vjedhin shkrimin me titull “Brexit, postdemokracia dhe Shqipëria”.

Gazeta “Panorama” ka përgatitur tashmë dosjen dhe do t’i drejtohet gjykatës për vjedhjet e shumta që janë është bërë nga portali “lapsi.al” duke kërkuar dëmshpërblimin e humbjes së shkaktuar.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

1 KOMENT

Comments are closed.