13 Prill, 2018

Young Zerka bën ndryshimin drastik në pamje, shihni si duket tani


Nëse kishte diçka të veçantë që e personifikonte në pamje Young Zerkan ishin kaçurrelat e tij që i përshtateshin edhe muzikës “reggae”.

Por këngëtari i hiteve shumë të njohura, ditën e djeshme ka marrë vendimin e papritur dhe ka ndryshuar tërësisht pamjen.

Zerka fillimisht ka postuar disa video nga berberi ku shkruan se po i kreh kaçurrelat dhe po i pret pak.]

Por në disa foto të postuara më vonë shihet se këngëtari, nuk i ka prerë pak, por ka bërë një ndryshim total.

Në fund Zerka ka postuar një foto ku shkruan “Finito” në të cilën thuajse nuk njihet me pamjen e re.


Panorama Plus

© Panoramaplus.al