Këngëtarit Eugent Bushpepa i është dedikuar një shkrim nga prestigjiozja “The Sun”, pasi këtë vit përfaqëson vendin tonë në “Eurovizion”.
“The Sun” shkruan se Shqipëria i ka vendosur shpresat për fitore tek Eugenti, i cili konkurron me këngën “Mall” të shkruar nga vetë ai, të cilën pritet ta këndojë në gjuhën shqipe.

Më pas shkrimi vijon me një përmbledhje të karrierës së Gentit në Shqipëri dhe gjithashtu me faktin se ai u përzgjodh fitues në festivalin e 56 të Këngës nga një juri profesioniste mes shumë krijimesh të mira.
Shkrimi i “The Sun” për Eugent Bushpepën:
Kush është Eugent Bushpepa?
Eugent Bushpepa, i cili shpeshherë është i njohur si Gent, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984.
Ai ka nisur të këndojë në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij, në 2006-n ai u bashkua në një talk show në “Top Channel” si këngëtar.
Që nga ajo kohë, Eugenti ka bërë pjesë në skenat e muzikës shqiptare.
Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal.
Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë. Por ai ka disa këngë të tijat.
Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?
Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56 te Festivali i Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 net rresht.
Këngëtari i u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm.
Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në “Eurovizion 2018”?
Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për “Eurovizion”, të cilën e këndoi edhe te “Festivali i Këngës”.
Kënga titullohet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.
© Panoramaplus.al
