Pas publikimit të skandalit seksual kundër Mark Garnier, Ministër për Tregtinë Ndërkombëtare i Anglise, i cili mësohet se i ka kërkuar sekretares së tij Caroline Edmondson të blinte dy vibratorë, sot ka reaguar dhe kryeministrja Theresa May, e cila tha se çdo akuzë për abuzim seksual duhet të shkojë në parlament dhe të vijohet me një proces të pavarur.

Kryeministrja tha se ishte e shqetësuar nga raportet e kohëve të fundit në lidhje me ngacmimet dhe abuzimet e pretenduara në Westminster.
Sekretarja e komunikimit Caroline Edmondson i tha ‘The Mail’ të dielën se ministri i Tregtisë Ndërkombëtare Mark Garnier
i dha paratë e saj për të blerë dy vibrator në një dyqan lodrash seksi në Soho – dhe qëndroi jashtë dyqanit ndërsa ajo u fut brenda t’i blinte ato.
© Panoramaplus.al
