4 Mars, 2018

Shëtitjet familjare të Alban Dudushit


Moderatori i njohur i Top Show-t, Alban Dudushi, është fotografuar nga paparazzi ynë, pak ditë më parë, në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit. Dudushi ishte në shoqërinë e bashkëshortes, Bietës, vajzës së tij dhe djalit të vogël.

Ajo që të bën përshtypje, është se moderatori i njohur preferon që karrocën ta shtyjë gjithmonë vetë. Ai vetë është shprehur se të bërit baba për herë të dytë e ka lumturuar shumë dhe po e shijon në maksimum.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al