5 Mars, 2018

Rozana Radi dedikim prindërve të saj të ndjerë: Gëzojeni njëri-tjetrin atje lart


Ajo i ka dhuruar shumë emocione publikut me këngët dhe interpretimet e saj. Bëhet fjalë për Rozana Radin, për të cilën jeta nuk ka qenë e lehtë pasi që në moshë të re është përballur me një humbje të madhe, atë të prindërve të saj.

Këngëtarja ka postuar sot në “Instastorie” një foto të prindërve dhe u ka kushtuar një dedikim shumë prekës me fjalë që do t’ju emocionojnë pa masë.

“Më zhveshën emocionet pa ju. Gëzimi e uli përqindjen e tij. Lumturia nuk ngjitet në qiellin e 7-të. Mëngjesi është memec pa zhurmën e hapave tuaj. Pjata ime është bosh sepse unë jam ngopur me vetminë time. Gëzojeni njëri-tjetrin atje lart. Më mungoni”, shkruan këngëtarja.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al