27 Tetor, 2017

Përururimi i shtatores të Azem Hajdarit; kush i bëri të qeshnin Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij


Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Aurela, kanë qenë të pranishëm sot në qytetin e Barjam Currit, ku u përurua shtatorja madhështore e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Në këtë aktivitet morën pjesë figura të ndryshme politike, intelektualë, ambasadorë dhe familjar të tijët

Por, mesa duket pas ceremonisë zyrtare kreu i PD-së është parë shumë i gëzuar në krahë bashkëshortes së tij Aurela  dhe të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, teksa të gjithë shihen duke qeshur me të madhe.

Në foto e pranishme në këtë gëzim është dhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina si edhe kryebashkiaku i Tropojës.

S’mund të themi me siguri se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë gaz e hare mes tyre, por nuk përjashtojmë mundësinë që të jetë Mziu autori i ndonjë batute, si dibran që është.

Më herët gjatë ceremonisë, kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se Azem Hajdari është heroi më i ri, majë e lartë e panteonit të historisë së demokracisë.

© Panoramaplus.al