Miqësitë e mëdha e të sinqerta, janë fat. E tillë dukej edhe marrëdhënia mes dy vajzave mjaft të njohura të botës së spektaklit në Shqipëri, Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta.
Foto gjithmonë bashkë, pushime bashkë, e madje edhe surpriza ditëlindjesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës. Por e gjithë “madhështia” e kësaj shoqërie është “thyer” për shumë pak!

Përmes burimeve të sigurta, “Gazeta Express” mëson se miqësia mes dy këngëtareve, secila tashmë me bizneset e saj jashtë botës së muzikës, është prishur që prej periudhës së verës.
Bukuroshet nuk ndiqen më në rrjetet sociale, nuk kanë më foto bashkë dhe nuk janë parë më së bashku në evente të ndryshme.
Madje vetëm pak ditë Zaimina solli në jetë vajzën Khloe dhe asnjë postim apo urim nuk erdhi nga Rezarta për miken e saj.

Kaq ka mjaftuar në atë periudhë që në media ato të pyeten për këtë ftohje mes tyre, por asnjëra nuk e ka pranuar.
Madje Shkurta në një intervistë është shprehur se tashmë “Instagram”-in e kishte vetëm për punën dhe biznesin e saj dhe asnjë më shumë. Ndërsa Zaimina nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje, duke u fokusuar tek shtatzënia e saj.

Vëmendja te shoqëria e tyre u kthye kur në babyshowerin e Zaiminës mungoi pikërisht mikja e saj e ngushtë Rezarta, por heshtja për këtë mungesë ka dominuar sërish tek të dyja palët.
© Panoramaplus.al
