Dy këngëtarët e njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit të kaluar. Më pas ata u fejuan në një ceremoni private në Zvicër.

Ndërkohë pak muaj më parë, ata u shprehën në një intervistë se edhe dasma e tyre do të bëhej në mënyrë të papritur ashtu i fejesa, duke qenë se asnjëherë nuk bëjnë plane.

E teksa dukeshin të lumtur në krah të njëri-tjetrit dhe ishin duke shijuar suksesin e këngës së tyre më të fundit “Sa Kujtime”, Mimoza dhe Seldi kanë bërë një veprim që po i çmend gjithë fansat e tyre.

Që të dy kanë fshirë nga profili i tyre në rrjetin social “Instagram” të gjitha fotot që shfaqen bashkë, duke na bërë të dyshojmë se diçka ka ndodhur mes tyre.

Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një ndarje, apo thjesht për një krizë të momentit mes tyre, por gjithsesi na mbetet të shohim në vazhdim.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
