7 Qershor, 2018

Këto janë gabimet e mëdha me Photoshop të VIP-ave shqiptarë (Foto)


Për tu dukur më bukur apo për të mbuluar defektet në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shpesh VIP-at shqiptarë preferojnë të përdorin programin “Photoshop”.

Jo gjithmonë arrijmë të vëmë re se kur është përdorur, por deri më tani kemi pasur shumë raste të keqpërdorimit të tij.

Më poshtë do t’ju rendisim disa nga rastet kur VIP-at shqiptarë e kanë ekzagjeruar me përdorimin e “Photoshop-it”:

Pasi postoi një foto përballë një xhami, Angela Martini u sulmua nga fansat për përdorimin e Photoshop-it. Ajo kishte rregulluar format e trupit, por pasqyrimi ka nxjerrë zbuluar modelen.
Aurela Hoxha është akuzuar shpesh për Photoshop të tepruar. Në foto, modelja ka rregulluar format e saj trupore, por ka shtrembëruar njerëzit dhe pishinën ku ndodhej.
Fjolla Morina nuk e kishte vënë re deformimin e dyshemesë në këtë foto, por ky detaj u zbulua menjëherë nga ndjekësit e saj.
Olta Gixhari është kritikuar për këtë foto ku ka rregulluar format e veta, por ka prishur ato të makinës.

© Panoramaplus.al