5 Qershor, 2018

Ish-deputeti nuk gjen rehati me pamjen, ja si ka ndryshuar këtë herë (FOTO)


Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në listën e deputetëve të Partisë Demokratike munguan shumë emra të njohur.

Njëri prej tyre ishte edhe Gert Bogdani, i cili nuk u fut në listat për deputet, por që tani është në krye të sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Por ajo që bie në sy së fundmi nga ish-deputeti i PD-së është ndryshimi i shpeshtë që bën në pamjen e tij.

Njëherë pa mjekër e pastaj me mjekër, ky është ndryshimi që duket shumë qartë te Gert Bogadani. Por mesa duket tani ai ka vendosur që të shfaqet pa mjekër dhe mjaft i kuruar.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al