Teksa ditën e djeshme nisën edhe reshjet e para të dëborës, rrjetet sociale u mbushën me fotografi nga pamja e bukur e kryeqytetit. Shumë personazhe publikë postuan foto të veshur trashë teksa shijonin fenomenin e rrallë që ndodh në Tiranë.

Por pati nga ato që publikuan foto “hot”, duke “shkrirë” kështu borën e duke rritur temperaturat. Françeska Jaçe, Morena Taraku dhe Xhesika Ndoja postuan pamje me bikini ose me të brendshme.

Françeska postoi një foto nga pushimet ku tregonte të pasmet bombastike dhe shkruante: “Është ftohtë apo kam vapë unë?”.

Morena nga ana tjetër siç duket nuk donte t’ia dinte për borën dhe shkruante: “Le të bjerë borë” teksa shfaqej në vaskë e veshur me një body të zi të tejdukshëm që i tregon qartë gjoksin.

Ndërsa Xhesika solli diell e veshur me bikini dhe peliçe të verdhë duke u shfaqur super seksi me këtë pozë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
