Aktori i humorit Erion Isai ka dhënë një intervistë për “Panorama Plus”, ku ka folur për projektet e tij të reja, për miqësinë me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj si dhe për jetën private.

Dimë që u përfshive në politikë në zgjedhjet e fundit. Vazhdon ende të jesh i angazhuar, apo ishte një qasje që pati zmbrapsje?
Unë nuk kam pasur dhe nuk kam një angazhim politik, por një angazhim social në politikë. Kam në vëmendje shumë Kolonjën, qytetin tim. Dhe jam angazhuar dhe angazhohem që të ndikoj për të përmirësuar atë qytet. Kjo ka qenë dhe është arsyeja e angazhimit tim.
Në një nga postimet e fundit, të kemi parë në një foto me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Jeni miq, apo u takuat rastësisht në rrugë?
Takimi ishte vërtet rastësi. Unë isha për prova, Lali në punë. Po, jemi miq. Lali është një djalë fantastik, e kam edhe komshi. Por s’po flas më shumë për të, se do të duken elozhe të tepërta.

Sa i takon jetës private, tashmë dihet që ke krijuar familjen tënde dhe je baba i një vajze. Që një artist t’i mbajë në të njëjtin nivel edhe karrierën, edhe martesën, cili është sekreti?
Familja është parësorja! Uroj t’ia arrij t’i mbaj të dyja si duhet. Shpresoj shumë, por nuk është diçka që e vlerësoj unë për veten.
KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS


