Ajo është cilësuar si një prej moderatoreve më seksi të sportit, falë pamjes tërheqëse dhe formave tunduese të cilat nuk ngurron asnjëherë t’i ekspozojë.

Bëhet fjalë pikërisht për Ilda Bejlerin, e cila së fundmi u bë kryefjalë e mediave për shkak të debatit të shumëpërfolur të saj me Mustafa Nanon.

Edhe pas përfundimit të këtij debati, bukuroshja e ekranit sërish vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Mbrëmë moderatorja sportive ka postuar në “Instastorie” një foto ku shfaqet e sapodalë nga dushi. Aty ajo është pa make-up dhe flokët e lagura i janë lëshuar përpara fytyrës, ndërkohë që qëndron e mbështjellë në peshqir.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
