Aktori i njohur e shumë i dashur për publikun shqiptar, Bes Kallaku, është gjithmonë në qendër të vëmendjes me batutat dhe humorin e tij.

Besi është mjaft aktiv në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku kësaj here i ka habitur të gjithë duke postuar një foto të tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

E sigurisht fotoja ku Donald Trump i vë dorën në prehër Bes Kallakut është e bërë me “photoshop”. “E di vlla e di”- shkruan me humor aktori.
Menjëherë pas fotos së tij, Besi nuk ka vonuar të publikojë edhe foton e gjyshes, Ijes, përsëri me Donald Trump-in , me mbishkrimin : “Vrej ç’ka bo vrej”.

Dy fotot e publikuara kanë shkaktuar të qeshura të mëdha tek fansat që kanë reaguar në komente.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
