Pas daljes nga Big Brother, Olsi Klosi ishte një nga banorët më të komentuar, shpesh për ndarjen dhe bashkimin dhe sërish ndarjen me Fiorentinën, por edhe për daljet e tij në krah të disa femrave tërheqëse.

Megjithatë, përveç këtyre punëve prej “don zhuani”, Olsi kohët e fundit është parë të pozojë me dorën para fytyrës së tij, e më pas të mbledhë “koleksione” fotosh të fansave të cilët bënin të njëjtin veprim.
Por cili ishte kuptimi i këtij gjesti dhe çfarë “na paska fshehur” deri tani Olsi?!
Ditën e djeshme në disa postime në Instagram ai tregoi se sapo hodhi në treg një linjë veshjesh me fytyrën e tij të stampuar në bluza, si dhe me logon “El Machico” (i magjishmi), fjalë të cilën pak muaj më parë e bëri tatuazh.
E ndërsa sa i takon dorës që mbulon gjysmën e fytyrës, Olsi ka treguar kuptimin.
“Shum Pytje Pse Dora Para Ftyres. Arsyja Qe Un Dal Me Doren Para Fetyres Esht Se Ne Jet Jam Zhgenyer Nga Shum Njerz Dhe Jo Cdo Kush Meriton Ti Japesh Buzeqeshje. Dhe Njerzit Qe Me Sjellin Foton Kan Gjetur Veten Tek Shpreja Por Dhe Tek Stili Im”, sqaron ai.
/Panorama/


