17 Mars, 2018

Angelina në krahët e aktorit 10 vjet më të ri, aktorja më e dashuruar se kurrë


Ka kaluar më shumë se 1 vit nga ndarja me Brad Pitt, e mesa duket Angelina Jolie ka nisur një histori të re dashurie. Sipas mediave të huaja, ylli hollivudian është në një lidhje intime me aktorin amerikan Garrett Hedlund.

Jolie dhe Hedlund janë njohur në sheshxhirime në vitin 2014 dhe që atëherë kanë ruajtur miqësi. Por sipas burimeve të afërta të çiftit, thuhet se 43-vjeçarja së fundmi është më e dashuruar se kurrë.

Aktori amerikan është 10 vjet më i ri se Angelina, e ndërsa si për ironi të fatit debutimin në ekranin e madh Hedlund e ka bërë në vitin 2004 në filmin “Troy”, ku Brad Pitt ishte protagonist në rolin e Akilit.

© Panoramaplus.al