27 Tetor, 2017

Alketa i kërkon Fiori Dardhës të rikthehet në spektakël, ja si ia kthen ajo


Debati i ashpër  me Robert Aliajn dhe largimi i Firoi Dardhës nga “Dance with me”  për disa ditë rresht kryesoi lajmet rozë. Fiori u largua nga spektakli , pasi u ndje e fyer nga përplasja verbale me Robertin që denigroi edhe në fjalë fyese.

Përtej kësaj duket se marrëdhëniet e saj me produksionin kanë mbetur të mira.

Këtëna e vërteton edhe postimi i fundit i bërë nga moderatorja e cila është bashkuar me vajzat e spektaklit për të ndjekur shfaqjen teatrale “Çifti i çuditshëm”. Fiori e ka postuar këtë foto në Instagramin e saj dhe aty nuk ka munguar as komenti i Alketës e cila i bën një thirrje moderatores:  “Në finale të gjitha bashkë. Mendojeni!”

© Panoramaplus.al