20 Prill, 2018

 “5 herë seks në ditë!”, ja sekreti i bukurisë së Heidi Klum


Ajo është 44 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve. Është e bukur, sensuale dhe sfilon me klas e hijeshi prej më shumë se 20-vitesh.

Bëhet fjalë për Heidi Klum, e cila duket se ka bërë një pakt me djallin, bukuria e saj mbetet e pandryshuar.

Për revistën amerikane “National Enquirer” një mik i saj është shprehur se, “Heidi është e bindur se seksi e mban atë të re. Ajo e bën pesë herë në ditë”.

E mesa duket ky është edhe sekreti i rinisë së përjetshme të Heidi Klum. Pasioni në shtrat forcon trupin, shpirtin dhe shërben për ruajtjen e një shëndeti të mirë.

Miku i saj ka shtuar gjithashtu se modelja bukuroshe dhe seksi është gjithmonë në kërkim të perfeksionit, ndërsa i pëlqen të eksperimentojë në shtrat.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al