9 Mars, 2018

28-vjeçarja poston dy foto me bikini, njëra me “photoshop”. I gjeni 8 ndryshimet?


Një dizajnere bikini në Australi ka publikuar një foto të vetes së saj ku shfaqet e veshur me rroba banje. Ndjekësit e Karina Irby në rrjetin social “Instagram” kanë komentuar shumë për format perfekte të saj.

Por më vonë, themeluesja e “Moana Bikini” tregon se si qëndronte e vërteta.

28-vjeçarja postoi edhe foton origjinale dhe shkroi: A mund t’i dalloni 8 ndryshimet që kam bërë me “Photoshop”.

“Sa më pak krahasime të vetes suaj me të tjerët e sa më shumë selfi ku pëlqeni veten”, shprehet ajo.

“Ju dukeni e mrekullueshme që në fillim. Shumë pak diferencë kanë dy fotot. Nuk mund ta besoj se ke bërë aq shumë ndryshime”, i shkruan një komentuese.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al