Kryengritësit marrin shtëpinë e Gadafit në Tripoli

Aug 23, 2011 | 17:37
Fotoja e para e rebeleve brenda bunkerit te Gadafit|BBC

UPDATE- Rebelët libianë kanë hyrë në shtëpinë e Muamar Gadafit pas shkatërrimit të kompleksit të tij Bab al-Aziziya në Tripoli, njoftoi Al-Jazeera, duke cituar burime të sigurta.

Ndërkohë agjencia Reuters njofton se gazetarëve të saj në terren u është konfirmuar se kryengritësit po festojne me te shtena ne ajër nga brenda kompleksit.

17:20|Zyrtari rus: Gadafi, gjallë. S’largohet nga Tripoli

Kreu i Federatës Ruse të Shahut, Kirsan Ilyumzhinov tha gjatë të martes se Muamar Gadafi i kishte thënë në telefon se ai është ende në Tripoli, gjallë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe se nuk kishte asnjë plan të largohet nga qyteti.

Ilyumzhinov, i cili ka vizituar Libinë gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s dhe ka takuar Gaddafin, tha se djali i madh i Gadafit, Muhammed e kishte thirrur në telefon të martën pasdite.

“Ai i dha telefonin të atit, i cili më tha se ishte në Tripoli, ishte i gjallë dhe i shëndetshëm si dhe është i përgatitur për të luftuar deri në fund,” ka saktësuar për agjencinë Reuters në telefon Ilyumzhinov.

© Panorama.al

Te lidhura