Duke filluar nga dita e sotme, Albert Xhani nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Një lajm i tillë është konfirmuar dje nëpërmjet një deklarate për shtyp, nga ana e akisonerit të të kuqve, Paro Laçi, i cili ka në pronësi 40% të aksioneve. Laçi deklaron se tashmë janë duke u përpiluar të gjitha kontratat që Xhani të shesë pjesën e tij të aksioneve dhe një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejt realitet. Vetë Laçi në këto procedura ka të drejtën e parablerjes së aksioneve. Sakaq flitet se në krye të klubit të kuq mund të vijë ish-donatori Lulzim Sallaku, i cili ka pasur më përpara 10 për qind të aksioneve të Partizanit. Por ky i fundit nuk do të jetë i vetmi, pasi flitet dhe për një tjetër biznesmen, emri i të cilit nuk bëhet ende publik.











