Zyrtare, Samir Nasri transferohet te Man.Siti

Aug 24, 2011 | 11:09

Tashmë është zyrtare. Samir Nasri është ylli më i fundit që braktis Arsenalin dhe u bashkohet milionerëve të Sitit. Transferimi i fantazistit francez është konfirmuar nga “topçinjtë”, ndërsa dje në mbrëmje ai ka fluturuar drejt Mançesterit për të kryer vizitat mjekësore. Edhe pse nuk janë bërë ende zyrtare shifrat e blerjes më të re të “qytetarëve”, akordi i kalimit të 24-vjeçarit në “Etihad Stadium” është arritur për 26 milionë euro. Ai pritet nga momenti në moment të hedhë firmën në një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë afro 180 mijë euro në javë.

© Panorama.al

Te lidhura