Zyrtare, Rubio rinovon te Tirana

Jun 8, 2012 | 14:52

Hulian Rubio Sançez ka firmosur edhe për dy vjet të tjerë me Tiranën. Trajneri spanjoll hodhi firmën në kontratë dje në mesditë, duke e konfirmuar edhe nëpërmjet konferencës për shtyp në selinë e klubit bardheblu, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkohë, para zyrtarizmit ai pati një takim me kryebashkiakun, Lulzim Basha, me të cilin ra dakord de jure dhe de fakto për të vazhduar kontratën e tij. Pasi fitoi Kupën dhe Superkupën sezonin e kaluar me skuadrën bardheblu, spanjolli do të synojë këtë vit titullin kampion, por më parë do të luajë në Ligën e Europës, ku shorti nuk është hedhur ende. Asnjë e dhënë zyrtare nuk u dha për rrogën vjetore të Rubio Sançezit, ndonëse besohet se ajo mund të jetë nga 100 në 120 mijë euro në sezon. “Jam i lumtur të vazhdoj me Tiranën. Besoj te projekti i saj, përderisa pranova të qëndroj për dy vjet”, tha Rubio.

© Panorama.al

Te lidhura