Real Madrid është shpallur Kampion i Spanjës dy javë para se të përfundojë kampionati. Madrilenëve u ka mjaftuar një fitore e pastër 3-0 në fushën e Atletik Bilbaos (shënuan Higuain 16’, Ozil 20 dhe Ronaldo 50’) që të shkonin në kuotën e 94 pikëve, shtatë më shumë se sa Barcelona e vendit të dytë. Pas tyre në diferencë të madhe janë Valencia, 58 pikë, dhe Malaga, 55 pikë. Ky ishte titulli i 32-të kampion që fiton Reali në historinë e vet dhe i pari trofe i rëndësishëm i Mourinjos në krye të kësaj skuadre. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura mbrëmë, Atletiko Madrid barazoi 1-1 në fushën e vet me Eeal Sociedad, Majorka mundi 1-0 Rajo Valekanon, Betis fitoi 2-1 derbin me Seviljen, ndërsa Zaragoza mundi 1-0 Levanten. Sakaq, Barcelona, falë tre golave të Lionel Mesit dhe një të Pujol, mundi 4-1 Malagan.











