Esin Hakaj nuk është më pjesë e Vllaznisë. Ajo që përflitej prej kohësh, tashmë është bërë zyrtare nga klubi shkodran, i cili ka njoftuar lamtumirën e futbollistit që ka mbajtur disa herë edhe shiritin e kapitenit te kuqeblutë.
Hakaj ishte në fundin e kontratës së tij me kuqeblutë dhe kjo shpesh ka sjellë tensione mes palëve edhe gjatë edicionin, pasi nuk kanë gjetur akordin për të zgjatur bashkëpunimin me kushte financiare të modifikuara. Ndaj sot, Vllaznia i ka dhënë lamtumirën mbrojtësit të majtë me një postim në rrjetet sociale.
“𝐏𝐚𝐬 𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐢 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐛𝐥𝐮, 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐄𝐬𝐢𝐧 𝐇𝐚𝐤𝐚𝐣𝐭 𝐭𝐚𝐬𝐡𝐦ë 𝐤𝐚 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫. 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐩ë𝐫 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ç𝐤𝐚 𝐤𝐚 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐭𝐢𝐣”, shkruhej në njoftimin e klubit shkodran.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al