Drejtuesit e Bajernit të Mynihut, edhe pse bomberi gjerman, Miroslav Klose, dha maksimumin, e detyruan që ai të largohej. Pas katër vitesh me fanellën bavareze që nga viti 2007, me të cilën zhvilloi 150 ndeshje dhe shënoi 53 gola, Klose është ndarë përfundimisht nga rekordmenët gjermanë, duke mos preferuar rinovimin e kontratës. “Për fat të keq, bisedimet me Klosen nuk na çuan në përfundime të kënaqshme” – tha drejtori Rumenige.











