Zyrtare, Isli Hidi firmos për AEL Limasolin

Jun 4, 2011 | 9:38

Isli Hidi ka firmosur dje një kontratë 2-vjeçare me klubin qipriot, AEL Limasol. Ashtu siç parashikohej, portieri i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë karrierën në ishullin e Qipros. Pas prishjes së marrëveshjes me Olimpiakosin e Nikosias, Hidi nuk priti shumë ditë, pasi dje, vendosi të nënshkruajë zyrtarisht për dy sezone. Lajmi është konfirmuar nga mediat qipriote dhe adresa zyrtare e AEL Limasolit në internet. Kjo është skuadra e tretë për portierin në kampionatin qipriot. Më parë Hidi ka luajtur 6 muaj tek Alqi Larnaka, për të kaluar më pas tek Olimpiakos Nikosia dhe së fundmi me AEL Limasolin.

© Panorama.al

Te lidhura