Zyrtare, Granit Xhaka firmos te Mynshengladbah

May 19, 2012 | 12:46

Klubi gjerman i Mynshengladbah kompletoi blerjen e futbollistit të Bazelit, Granit Xhaka. Lajmi u zyrtarizua nëpërmjet një deklarate në sajtin e klubit. “Kemi luftuar me shumë klube europiane dhe tashmë jemi të lumtur që do të stërvitet me ne, sezonin e ardhshëm”, deklaroi drejtori sportiv, Max Eberl. Ndërsa vetë talenti shqiptar u shpreh se ndihet i lumtur për këtë transferim. “Jam i nderuar për këtë kontratë, vendimi nuk ishte i vështirë, pasi Borusia është një klub fantastik”, deklaroi Xhaka. Kosovari me pasaportë zvicerane është lojtari i dytë që largohet nga kampionati zviceran drejt kampionatin gjerman të futbollit (Bundesliga 1) pas Xherdan Shaqirit, i cili ka firmosur për gjigandët e Bajernit të Mynihut.

© Panorama.al

Te lidhura