Në prag të nisjes së eliminatoreve për botërorin 2012, mediat zvicerane lëshojnë alarmin për formën e ekipit të tyre. Është sërish gazeta “Blick.ck”, e cila gjatë këtyre ditëve është bërë e njohur për publikun shqiptar për shkak të shkrimeve të shumta që kanë patur në qendër shqiptarët, qoftë ata që luajnë për Zvicrën apo ata që kanë zgjedhur për të luajtur për Shqipërinë(debutuesi, Kukeli).
Alarm në kombëtare, shkruan Blick, vetëm 3 nga yjet janë në formë. Këtu bëjnë pjesë dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka për të cilët shkruhet se janë duke kaluar një formë të shkëlqyer në ekipet e tyre, njërit tek Bajerni i Mynihut dhe tjetri tek Gladbach. Në treshen që janë në top formë bën pjesë edhe, Stephan Lichtsteiner.
Sipas të përditshmes zvicerane, Eren Derdiyok, Tranquillo Barnetta dhe Johan Djourou janë në rënie, ndërsa në nivelin mesatar duke iu referuar paraqitjeve të tyre në klub janë; Diego Benaglio, Ricardo Rodriguez, Steve von Bergen, Gökhan Inler dhe shqiptari tjetër, Valon Behrami.













