Zvicër- Shqipëri 2-0, shënojnë Shaqiri e Inler

Sep 11, 2012 | 21:21

Shaqiri, Xhaka dhe Behrami pas shenimit te golit te pare

22:25- Shaqiri dhe Inler kanë ndëshkuar Shqipërinë. Përfaqësuesja jonë ka humbur në transfertë përballë Zvicrës së pesë shqiptarëve, të cilët gjatë 90 minutave, trajneri Hitcfeld i aktivizoi të gjithë. Në pjesën e parë shënoi, Xherdan Shaqiri, ndërsa në të dytën dyfishoi rezultatin, Inler me anë të një 11-metërshi.

21:55– Inler ka dyfishuar rezultatin ne favor te Zvicres, pas nje penalltie te shkaktuar nga Dallku. Zvicer- Shqiperi 2:0

***

Më gol të shënuar nga Xherdan Shaqiri, mbyllet pjesa e parë  Zvicër- Shqipëri në “Sëiisporarena” të Luzernës. Ka qenë minuta e 22-të kur Shaqiri ka përfituar ngë një moment rrëmujë në zonë, duke dalë i vetëm përballë portierit, Ujkani, dhe 1-0. Pjesa e parë është luajtur më shumë në mesfushë, ndërsa përfaqësuesja shqiptare nuk ka mundur të gjejë fort hapësira.

Formacionet:

Zvicër-Shqipëri  0-0
Zvicra: Benaglio, Rodriguez, Von Bergen, Djourou, Lichtsteiner, Inler, Behrami, Stocker, G.Xhaka, Shaqiri, Derdiyok. Trajnjer: O.Hicfeld
Shqipëria: Ujkani, Dallku, Lila, Mavraj, Cana, Agolli, Bulku, Kukeli, Vila, Meha, Bogdani. Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: O.Hațegan, Z.Szekely, O.Șovre (Rumani)

Lucerna, qyteti ku po luhet ndeshja eliminatore e Grupit E, në kuadër të Botërorit “Brazil 2014”, ka folur shqip tërë ditës së martë, teksa mijëra tifozë me flamujt kuqezi kanë demonstruar dominimin karshi kolegëve vendas, si të luhej në Tiranë. Më pas kanë mbushur gjysmën e stadiumit, ku po zhvillohet një betejë e vërtetë futbollistike.

Me shume per ndeshjen, minute pas minute vizitoni http://www.panorama-sport.com

© Panorama.al

Te lidhura