SHKUP- Rritje e azilkërkuesve nga Maqedonia në shtetin e Zvicrës. Lajmin e raporton Byroja Federale për Migracion në Bern, sipas te ciles gjatë muajit janar është shënuar rritja e kërkesave të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë.
Gjatë janarit janë regjistruar mbi 2650 kërkesa për azil, me ç`rast nga Maqedonia janë 145 azilkërkues, Serbia 315 si dhe vendet e tjera afrikane dhe aziatike.
Serbia radhitet në vendin e dytë për nga numri i kërkesave pas Eritresë. Gjatë muajit dhjetor mbi 115 shtetas të Maqedonisë gjithashtu kanë aplikuar për statusin e azilit në Zvicër.
Autoritetet zvicerane kanë shprehur shqetësime lidhur me trendin e rritjes së kërkesave të azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që përfituan heqjen e vizave. (INA)
© Panorama.al











