Zonat malore, Berisha: Investitorët, 8 vjet pa taksa

Jul 15, 2011 | 21:09

TIRANE- Tete vjet pa taksa te gjithe ata që do të investojnë në zonat malore. Kete premtim ka perseritur sot kryeministri Sali Berisha gjate takimit qe zhvilloi sot me Unionin e Operatorëve Turistikë Shqiptarë, që operojnë në zonat malore, me të cilët shkëmbeu mendime mbi zhvilimin dhe problematikat e turizmit malor.

“Dy vitet e fundit, qeveria ka ndërmarrë përpjekje për ndërtimin e infrastrukturës, duke shkuar drejt të gjitha trevave, nga Çajupi, Tomorri, Prespa, Vithkuqi, Stërbleva, Gjinari, Korabi, Shishtaveci, Valbona, Thethi, Vermoshi. Krahas infrastrukturës, për të inkurajuar investimet në zonat malore, do të përjashtohen nga taksat për një periudhë 8 vjet të gjithë ata, që do të investojnë në zonat malore”- tha Berisha.

Gjate takimit, kreu i qeverise u njoh me problematikën që operatorët turistikë parashtruan e që lidhej kryesisht me shtimin e kapaciteteve akomoduese, përmirësimin e furnizmit me energji dhe ujë, krijimit të lehtësirave për investotirët në këto zona. Kryeministri i siguroi ata se zhvillimi i turizmit malor është një përparësi dhe qeveria do të bëjë gjithçka për të nxitur zhvillimin e turizmit në këto zona, por edhe për të shfrytëzuar e kthyer në vlera të gjitha pasuritë që ato kanë.

Ai porositi operatoret të ruajnë dhe zhvillojnë traditën, duke u perqendruar te alpet, e duke synuar ruajtjen e pyjeve si parqe natyrore.

© Panorama.al

Te lidhura