Zonat e bllokuara, Pipero: Masa dhe gatishmëri

Feb 8, 2012 | 11:14

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë garanton marrjen e gjithe masave te nevojshme per perballimin e emergjencave te mundshme ne zonat e izoluara bora.  Ne nje deklarate per mediat, drejtori i politikave prane MSH, Pëllumb Pipero theksoi se ne dispozicion eshte edhe nje helikopter per cdo rast, ndersa shtoi se qendrat shëndetësore janë në punë 24 orë.

Sipas tij, situata shëndetësore paraqitet nën kontroll edhe pse shumë zona në veri janë të bllokuara çka ka vështirësuar komunikimin e qytetarëve me sistemin shëndetësor por nuk ka ulur gadishmërinë e bluzave të bardha.

“Të gjitha qëndrat shëndetësore janë të pajisura me medikamentet dhe ka personelin e nevojshëm. Urdhri i Ministrit Vasili është që shërbimi shëndetësorë të punojë 24 orë por dhe situata vazhdon të jetë në kontroll për tu ardhur në ndihmë banorëve do të shftytëzohen jo vetëm rrugët tokësore por edhe ato ajore” tha ai.

Pipero i beri apel personelit shendetsor lokal te kene bashkepunim te vazhdueshem me autoritetet vendore për plotesimin e nevojave ne medikamente.

“Personelit shëndetësor të bashkëpunojë me strukturat e pushtetit vendor për të bërë të mundur transportimin e bluzave të bardha në vendet që kanë nevojë dhe për transportin e medikamenteve” – tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura