Zjarri rrezikoi jetën e të moshuarve, ministri i Brendshëm Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit!

Nov 29, 2023 | 21:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar shtëpinë e të moshuarve që u prek nga zjarri pasditen e të mërkurës së 29 Nëntorit.

Taulat Balla

Fillimisht, ministri u ndal në spitalin rajonal të Fierit, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të 50 të moshuarve të cilëve iu rrezikua jeta gjatë zjarrit që përfshiu katin e dytë të godinës

Balla ka pohuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë teksa ka falenderuar forcat e Policisë së Shtetit, forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e Shtëpisë së të Moshuarve për ndërhyrjen në kohë, gjë që bëri të mundur shmangien e rrezikut.

Ministri Balla ka pohuar se nga hetimet paraprake rezulton se zjarri ka ardhur nga jashtë ndërtesës teksa ka pohuar se po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Godina e Shtëpisë së të moshuarve është shumëvjeçare dhe ka njohur herë pas here rikonstruksione të pjesshme, por për ministrin Balla ndërtimi i një godine të re aktualisht është i pamundur, por ka theksuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për përmirësimin e kushteve.

Postimi i plotë i ministrit të Brendshëm:

Një zjarr që erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së Moshuarve Fier, sipas hetimit të deritanishëm, vuri në rrezik jetën e banorëve të kësaj Shtëpie. U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura