Një zjarr që ka përfshirë zonën pranë malit të Dejës, ku kufizohet Dibra me Matin po djeg rreth 7 ha pyje. Mësohet se terreni malor vështirëson ndërhyrjen e zjarrëfikësve, ndërsa era po ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve.
Nga të dhënat e fundit, raportohet se zjarri po djeg sipërfaqe të tëra me pisha shumëvjeçare.
Ende nuk ka dijeni lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.
Në një kohë kur sipërfaqe të tëra në Shqipëri janë përfshirë nga flakët, janë banorët e zonës ata të cilët shkaktojnë zjarret. Disa prej tyre janë vënë nën akuzë, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim.
© Panorama.al











