Zjarri përfshin një magazinë në “Tiranë- Durrës”

Feb 22, 2012 | 16:29
Foto Ilustruese

TIRANE- Një zjarr i madh ka përfshirë të gjithë ambientet e një magazine bojërash në autostradën Tiranë- Durrës.

Ende nuk ka të dhëna të plota për ngjarjen, ndërsa mësohet se drejt magazinës janë 4 zjarrëfikëse si dhe forcat e policisë.

Magazina mesohet se eshte ne afersi te fshatit Domje.

Efektivat e zjarifikësve kane konfirmuar se zjarri eshte nen kontroll.

Raportohet se zjarri në një kohë mjaft të shkurtër ka përfshirë të gjithë ambientet e magazinës.

Sipas të dhënave të fundit, raportohet se shkak për rënien e zjarrit në magazinë është bërë kontakti i polesteroli me shkëndijat e saldatriçes . Dy persona kanë qenë duke salduar në ambientet e magazinës, të cilët kanë treguar se në pak minuta zjarri është shpërndarë në të gjithë ambientin.

Ndërtesa ishte e re, dhe pritej që për pak kohë të niste nga puna.

© Panorama.al

Te lidhura