Flakët që kanë përfshirë malin e Taraboshit në Shkodër prej tre ditësh ende nuk janë shuar. Mësohet se zjarri tashmë ka kaluar në anën tjetër të malit, duke iu afruar fshatrave turistikë të Shirokës dhe Zogajve.
Dy aeroplanë të ardhur nga Mali i Zi, po ndihmojnë për shuarjen e zjarrit, pasi nga ana tjetër e kufirit (Mali i Zi) janë disa fshatra që rrezikohen seriozisht nga zjarri.
Zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha të malit, ndërsa një ditë më para policia e Shkodrës njoftoi arrestimin e autorit.
Zjarri është shkaktuar si pasojë e djegies së disa shkurreve nga personi i cili tashmë është në pranga për zjarrvënie.
© Panorama.al











