
SHKODER- Policia e Shkodrës ka zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në malin Tarabosh, ndërsa ka arrestuar një person. Policia tha se ka arrestuar shtetasin Hil Gjoni, si shkaktar i zjarrit që përfshiu malin e Taraboshit duke shkaktuar dëme të mëdha.
Sipas policia, Hil Gjoni ka qenë dukë bërë disa punime në shtëpi, ndërsa ka djegur disa shkurr gjatë këtyre punimeve.
Për pasojë zjarri i ndihmuar edhe nga era është përhapurme shpejtesi ne mal.
Situata drejt përmirësimit
Zjarri që përfshiu një ditë më parë malin e Taraboshit në Shkodër po shkon drejt shuarjes totale, pasi sipas të dhënave të fundit raportohet se situata është plotëisht nën kontroll.
Zona më e rrezikuar në këto momente është fshati Zus, i shtrirë rrëzë malit të Taraboshit.
Ndërkohë tashmë janë jashtë zonës së rrezikut, fshati Oblikë, Shirokë dhe Xhaferraj.
Njoftohet se sinjali i televizioneve, radiove dhe telefonisë së lëvizshme që u ndërpre një ditë më parë si pasojë e rrezikshmërisë nga djegia të antenave që ndodhen në majën e malit Tarabosh, tashme është rikthyer.
Sipas të dhënavë të zjarrfikësve janë djegur rreth 40 ha tokë.
Era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e flakëve, ë cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
23 punonjës të mirëmbajtjes së antenave televizive dhe të telefonisë që ndodhen në majën e malit, rrezikuan jetën, ndërsa u evakuan me ndihmën e ushtrisë.
© Panorama.al











