
Zjarret vazhdojnë të djegin pyje dhe kullota në Shqipëri. Kështu raportohet se vijojnë të jenë aktive dy vatrat e zjarri në fshatrat e Rrëshenit, ndërsa një zjarr në komunën Orosh të qarkut Lezhë, mban të izoluar rreth 16 shtëpi.
Një vatër zjarri në fshatin Zejmen në Lezhë ka djegur deri tani 10-15 ha pyje, ndërsa situata po vështirësohet. Nuk rrezikohen banesat, ndërsa janë angazhuar forca të shumta të zjarrfikëse dhe policisë për të bërë të mundur izolimin sa më shpejt të zjarrit. Në Dibër, një zjarr në komunën Lepisht rrezikon disa banesa. Forcat e ushtrisë kanë shkuar në ndihmë të banorë .
Prej ditësh situata e zjarreve në Shqipëri vazhdon të jetë problematike, ndërsa ndërhyrja bëhet gjithmonë e më e vështirë, pasi terrenet janë të thyera dhe zjarrëfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen në këto zona.
Po ashtu, Kukesi vazhdon te mbetet nje zone problematike sa i perket zjarreve
“Aktualisht janë në veprim disa vatra zjarri si në Qafën e Kombit, në afërsi të fshatit Zapod, në Qafën e Zbinecit, ndërsa në orët e mbrëmjes është evidentuar edhe një vatër e re zjarri në fshatin Pla të Krumës”, thotë përgjegjësi i zyrës së emergjencës civile në prefekturën e Kukësit Azem Tema. Sipas tij, e rënduar është situata veçanërisht në zonën e Zapodit, ku flakët e zjarrin vazhdojnë të jenë tërësisht jashtë kontrollit.
© Panorama.al











