Zjarret, sot mbërrin një helikopter nga Sllovenia

Sep 1, 2012 | 10:53

Pas helikopterit turk, nje tjeter helikopter ne ndihme te Shqiperise per shuarjen e zjarreve.

Sllovenia do te dërgojë sot një helikopter të specializuar për të ndihmuar në kryerjen e operacioneve nga ajri, duke iu pergjigjur keshtu kërkesës së bërë nga qeveria shqiptare për ndihmë.

Helikopteri mesohet se do te mberrije sot në mbrëmje në Bazën Ushtarake të Rinasit. Nderkohe qe neser ai do të nise operacionet në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

 

© Panorama.al

Te lidhura