Zjarret, situatë e vështirë në Pukë dhe Lurë

Aug 28, 2011 | 13:44

Situata e zjarrevë vazhdon të mbetet mjaft shqetësuese në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në Pukë, pyjet e fshatit Zath janë përfshirë nga flakët, ndërsa gjendja raportohet të jetë mjaft e rënduar pasi disa shtëpi rrezikohen nga zjarri. Mësohet se 2 zjarrëfikëse janë në vendngjarje, ndërsa zjarri po përparon me shpejtësi në zonë.

Zjarri dhe tymi kanë vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin Qafë Mali- Bajram Curri, i cili momentalisht raportohet të jetë i bllokuar.

Në të gjithë vendin vazhdon të ketë disa vatra zjarri aktive, ndërsa nën kërcënimin e flakëve është edhe Parku Kombëtar i Lurës.

© Panorama.al

Te lidhura