Zjarret,Rama:Shqipëria digjet,kryeministri krihet!

Aug 27, 2012 | 11:37

TIRANE- Situate alarmante e ka quajtur kreu i socialisteve Edi Rama, ate qe eshte krijuar ne vend per shkak te zjarreve.

Ne profilin e tij ne Twitter, Rama ka akuzuar qeverine per situaten, duke kujtuar se humbjet e siperfaqeve ne 7 vite jane te shumta, aq sa sipas tij nuk kane humbur ne 100 vite shtet.

“Shqiperia digjet, kryeministri krihet! Zjarret perpijne perdite pyje te tere ne mungese te shtetit, qeveria di vec te fajesoje opoziten..”- shkruan Rama.

Sipas tij, ne diten qe kryeministri inauguroi per te disaten here te njejten rruge buze Dajtit, pas kurrizit kishte faqen e malit te djegur para pak javesh.

“Ne 7 vjet kemi humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shume siperfaqe pyjore sa s’kemi humbur ne 100 vjet shtet te marra se bashku!’- shkruan ai.

© Panorama.al

Te lidhura