
TEPELENE- Dy banesa janë djegur thuajse plotësisht nga një zjarr i cili ka përfshirë një lagje në fshatin Zhapolik të Tepelenës. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Mësohet se njëra prej shtëpive ka qenë e banueshme, dhe prej saj janë mundur të shpetohen 2 prej dhomave. Ndërsa shtëpia tjetër, e cila është e pabanueshme vazhdon ende të jetë në flakë.
Gjendja paraqitet e vështirë pasi era dhe temperaturat e larta përhapin me shpejtësi flakët. Rrezikohen shtëpi të tjera, pasi ndodhen shumë afër njëra- tjetrës. Momentalisht është një zjarrfikëse, ndërsa nuk ka ende informacione nëse do të kërkohet ndihmë.
Situata e zjarreve në vendin tonë vazhdon të jetë problematike. Janë disa vatra zjarri në të gjithë vendin, që prej ditësh po djegin hektarë të tërë me pyje dhe kullota. Në pjesën dërmuese të tyre, zjarret janë të qëllimshme, ndërsa për shkak se zonat janë mjaft të thella, zjarrëfikëset e kanë të vështirë të ndihmojnë në fikjen e tyre.
© Panorama.al











