Zjarret në Kaliforni, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Aug 24, 2012 | 12:44

Guvernatori i shtetit të Kalifornisë, SHBA, Xherri Braun, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për pjesën veriore të vendit, për shkak të katastrofës natyrore që po shkaktojnë zjarret. Flakët po shkatërrojnë sipërfaqe të mëdha të pyjeve. Në krahinën Ponderosa zjarret kanë djegur mbi 50 ndërtesa, duke rrezikuar qindra të tjera. Kundër flakëve që po përfshijnë mbi 10 000 hektarë pyje po “luftojnë” mbi 2000 zjarrfikës. Zjarret, që vijnë si shkak i temperaturave të larta, janë regjistruar edhe në shtetin fqinj Idah dhe në Uashington. Zjarret kanë nisur që në muajin qershor, në Kolorado.

© Panorama.al

Te lidhura